Ngritja e sigurisë kibernetike në institucionet publike, e domosdoshme

Siguria kibernetike vazhdon të jetë prioritet për MPB-në

Këshilli Shtetëror për Siguri Kibernetike i Kosovës, sot mbajti takimin e parë të rregullt për vitin 2020, në të cilin u diskutua në lidhje me nivelin e sigurisë kibernetike gjatë vitit të kaluar si dhe aktivitetet dhe masat që janë marrë lidhur me këtë çështje.

Zëvendësministri në detyrë i MPB-së, Selami Shkodra, njëherësh Koordinator Kombëtar i Strategjisë Shtetërore për Siguri Kibernetike inkurajoi pjesëmarrësit që të vazhdohet më tutje me aktivitetet e tilla, pasi që ngritja e sigurisë kibernetike në gjitha institucionet publike është e domosdoshme.

Me këtë rast, zëvendësministri Shkodra theksoi se siguria kibernetike vazhdon të jetë me prioritet të lartë në agjendën e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Back to top button