Nikaj: Asnjë autoudhë në Kosovë, nuk është nisur nga kjo qeveri

Bernard Nikaj nga PDK-ja tek “Click”, në RTV21 ka kritikuar qështjen e investimeve në infrastrukturë rrugore.

Ai thotë se asnjë autoudhë, që lidh qendrat në Kosovë nuk janë nisur nga kjo qeveri, përkundër marrjes së fondeve me shuma marramendëse nga BE.

“Asnjëra nga autoudhat që lidhin qendrat në Kosovë nuk janë nisur nga kjo qeveri asnjë projekt dhe Kosova ka qasje në një kapital investiv marramendës nga fondet e Bashkimit Evropianë, nga fondet e organizatave të ndryshme, të cilat pak ose hiq janë implementuar gjatë këtyre katër viteve”, tha Nikaj.

Tutje në lidhje me këtë qështje Nikaj nga PDK thotë se asnjë projekt kapital nga kjo qeveri për katër vite nuk ka filluar.

“Po të mos ishin komunat që zbatimi i projekteve kapitale nga komunat, ne do të kishim një zbatim të projekteve kapitale të mjerueshme nga kjo qeveri. Jo vetëm se është ulur përqindja e investimeve kapitale në buxhetin e vdenit por zbatimi I tyre është ndër 50 % në vit, do të thotë ne kemi pasur 4 vjet të një mungese të përgjithshme. Për katër vjet nuk ekziston asnjë projekt kapital që kjo qeveri e ka filluar dhe e ka përfunduar deri në fund, leje më që nuk i ka përfunduar projektet që i ka gjetë të nisura, tani në fund të mandatit që të përfundohen së paku këto projekte që të dërgojnë në ndonjë pikë këto projekte që nuk janë nisur kjo qeveri, janë nisur nga qeveritë e më parshme.”, tha Nikaj në “Click”. /RTV21/21Media

Back to top button