Nikaj: Kosova për katër vite nuk ka asnjë njohje

Bernard Nikaj nga PDK-ja në emisionin “Click” në RTV21, sa i përket anëtarësimeve dhe njohjeve të Kosovës në organizatat ndërkombëtare ai thotë se nga mos njohjet për katër vjet, për herë të parë ka acarime të marrëdhënieve.

“Sa i përket njohjeve dhe anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare, nuk kemi pasur asnjë njohje për këto katër vjet. Për më tepër i kemi acaruar marrëdhëniet për herë të parë në historinë e Kosovës. Hamza është një politikanë i përgjegjshëm, i cili interesin e shtetit e kap para qdo tjetër dhe e kupton që asnjë progres që Kosova dëshiron të bëjë, nuk mund ta bëjë pa miqt tanë ndërkombëtarë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pa BE, pa shtetet e rajonit, pa Shqipërinë. Do të thotë ne kemi një raport më të acaruar ndonjëherë me Shqipërinë”, tha Nikaj. /RTV21/21Media

Back to top button