Kaloni te përmbajtja kryesore

Nikaj: PDK-ja ia ka përcjellë Lajçakut qëndrimin për draftin, kemi brenga serioze 

(Lajm i përditësuar)

Nikaj: PDK-ja ia ka përcjellë Lajçakut qëndrimin për draftin, kemi brenga serioze

Partia Demokratike e Kosovës i’a ka përcjellë qëndrimin e saj për draft statutin emisarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak dhe faktorit ndërkombëtar, kështu tha Bernard Nikaj nga PDK-ja në ”Click” të RTV21.

”Ne kemi brenga serioze me përmbajtjen e këtij drafti, ne e shohim si shumë të rrezikshëm për rregullimin  shtetëror të  Republikës së Kosovës”, tha Nikaj ndër tjera.

Nikaj: Nuk është kryeministri që ne e kemi dërguar në çerdhe, Kurtit populli i Kosovës ia ka lënë draftin në pergjegjësi 

Bernard Nikaj nga PDK-ja në ”Click” të RTV21 duke dhënë arsyet se pse PDK-ja nuk e ka shkruar një draft, tha se populli i Kosovës e ka lënë draftin në pergjegjësi të kryeministrit Kurtit.

”Nuk është Kryeministri që ne e kemi pruar në çerdhe edhe e kemi shti në klasen e parë, Kurtit ia ka lënë populli i Koosovës në pergjegjësi këtë draft”, tha Nikaj ndër tjera.

Nikaj: Draft statuti i Asociacionit ka potencial që në të ardhmen të kthehet në autonomi

Bernard Nikaj nga PDK-ja në ”Click” të RTV21 ka theksuar se draft statuti i Asociacionit ka potencial potencial që në të ardhmen të kthehet në autonomi.

Sipas Nikajt, kostoja e pranimit të këtij drafti do jetë shumë e madhe.

”Draft statuti politikisht e sjell një Asociacion i cili ka potencial të ketë kompetenca ekzekutive dhe i cili ka potencial që në të ardhmen të kthehet në autonomi, dhe kostoja për këtë është shumë e madhe”, tha Nikaj.

Nikaj: Kurti tri deklarata, tri qëndrime të ndryshme për Asociacionin

Bernard Nikaj nga PDK-ja në ”Click” të RTV21 tha se Kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti sa i përket draft statuti për Asociacionin i ka tri qëndrime, duke u bazuar në tri deklarata që Kurti i ka dhënë para mediave.

”Kryeministri i ka tri deklarata, tri qëndrime të ndryshime për Asociacionin”, tha Nikaj.

Nikaj: Synojmë të dalim partia e parë, qëllimi është t’i fitojmë zgjedhjet parlamentare kurdo që ato të mbahen

Bernard Nikaj nga PDK-ja në ”Click” të RTV21 tha se PDK-ja synon të fitojë zgjedhjet, duke shtuar se ata janë duke punuar për ta arritur qëllimin e tyre që të dalë partia e parë.

”Ne synojmë të dalim partia e parë, dhe përtej synimittonë që t’i fitojmë zgjedhejt nuk ka objektiv tjetër që mund të ndërtojmë, ne jemi të shtyer dhe duke punuar drejt qellimit final që është që PDK t’i fitoj zgjedhjet parlamentare kurdo që ato të mbahen”, tha Nikaj.

Nikaj: Nëse partitë tjera janë komode me sondazhin e fundit hajde të shkojmë në zgjedhje

Bernard Nikaj nga PDK-ja në ”Click” të RTV21 ka thënë se qëndrimi i PDK-së sa i përket sondazheve është gjithmonë nëse ”partitë tjera janë komode me këtë sontazh eja te shkojmë në zgjedhje”.

”Ka 6 muaj që po themi hajde shkojmë në zgjedhje, nëse partia në pushtet është e binudr ne rezultatin që e ka në sondazh hajde shkojmë në zgjedhje”, tha Nikaj.

 

Nikaj: Që tre vite të Qeverisë Kurti asnjë vit shkolllor nuk ka filluar me kohë dhe pa telashe

Duke komentuar punën e Qeverisë Kurti, Bernard Nikaj nga PDK-ja në ”Click” të RTV21 ka përmendur ngecjet në arsim që janë në këto tre vite të Qeverisë Kurti.

‘Kurti ka diskriminim në raport me gjithçka, në sektorin e arsimit që tre vite të Qeverisjes së VV-së asnjë vit shkollor nuk ka filluar me kohë dhe pa telashe” tha Nikar.

Nikaj: Qeveria e Kurti i ka penalizaur komunat që nuk i qeverisë VV-ja

Bernard Nikaj nga PDK-ja në ”Click” të RTV21 ka deklaruar se Qeveria e Kosovës ka penalizuar komunat që nuk qeverisen nga VV-ja, sa i përket ndarjes së buxhetit.

”Qeveria e Kosovës nuk i ka anashkaluar, Qeveria e Kosovës e kryeministri Kurti i ka penalizuar të gjitha komunat e Kosovës që nuk i qeverisë VV-ja, dhe këtu përfshihen komuna që qeverisen nga PDK-ja, por edhe komuna tjera”, tha Nikaj.

Shtesat prej 100 euro, Nikaj: Qytetarëve ua mori KEDS-i me mpa përfunduar muaji 

Bernard Nikaj nga PDK-ja në ”Click” të RTV21 tha se Qeveria Kurti nuk po i ndihmon në asnjë mënyrë qytetarëve.

Nikaj përmendi shtesat që ka ndarë Qeveria prej 100 euro për pensionistët dhe fëmijët duke e lidhur me faturat e larta të rrymës.

”Qeveria ndau shtesat prej 100 euro për pensionistët dhe fëmijët, dhe këto subvencione që ua dha Qeveria ua mori KEDS-i me faturat e rrymës pa përfunduar muaji dhe pa i shpenzuar ata në asgjë tjetër”, tha Nikaj.

Nikaj: Kryeministri nuk merr vesh nga ekonomia

Bernard Nikaj nga PDK-ja në ”Click” të RTV21 duke komentuar deklaratën e Kryeminstrit të Kosovës për ligjin e fondit sovran, tha se për fat të keq ”kryeminstri nuk merr vesh për ekonominë”, sipas tij deklarata e Kurtit është dëshirore dhe jo faktike.

”Për fat të keq Kryeministri nuk e kupton si funskionin ekonomia, nuk është marrë kurrë me ekonomi”, tha Nikaj ndër tjera.

Partia Demokratike e Kosovës këtë javë ka dërguar për vlerësim në Gjykatën Kushtetuese, Ligjin për Fondin Sovran./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button