Kaloni te përmbajtja kryesore

Nikolla: Plotësojmë kërkesat e studentëve

Protesta e studentëve ka dhënë efekt

Ministrja e Arsimit të Shqipërisë, Lindita Nikolla ka njoftuar shfuqizimin e nenit 4 të VKM-se që ka të bëjë me tarifat e provimeve të prapambetura.

Ministrja tha se qeveria është dakord me kushtet e studentëve dhe se nuk do të ketë tarifë për provimet e mbartura.

Ndërsa, sa i takon përgjysmimit të tarifës vjetore të studimit, ministrja tha se ky vendim i përket Universiteteve.

Nikolla shtoi gjithashtu se 18 milionë euro do të investohen për infrastrukturën në konvikte, e cila ishte një tjetër kërkesë nga ana e studentëve./vizionplus

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button