Varroset 35-vjeçarja që u vra nga ish-bashkëshorti

(Lajm i përditësuar)
I është dhënë lamtumira e fundit 35-vjeçares, Hamide Magashi, në Llugaxhi të Lipjanit.
Gruaja tashmë e ndjerë e cila ishte në javën e fundit të shtatzënisë, u vra nga ish-bashkëshorti i saj Sokol Halili, para Klinikës së Gjinekologjisë në Prishtinë
 
13:25 – Ministrja Haxhiu po merr pjesë në varrimin e shtatzënës së vrarë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu bashkë me anëtarë tjerë të kabinetit të saj po marrin pjesë në varrimin e shtatzënës së vrarë, dy ditë më parë.
Në varrimin e 35-vjeçares po merr pjesë edhe kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti.
 
12:57-Nis ceremonia e varrimit për shtatzënën e vrarë nga ish-burri
Ka filluar ceremonia e varrimit për shtatzënën e vrarë nga ish-bashkëshorti i saj dy ditë më parë para Klinikës së Gjinekologjisë në Prishtinë.
Arkivoli i 35-vjeçares së ndjerë është aktualisht para shtëpisë, e rrethuar nga familjarët e saj.
Ajo do të varroset në orën 13:00, në varrezat e vjetra në Lugagji të Lipjanit.
Ish-bashkëshorti i saj, i dyshuari për vrasjen makabër, Sokol Halili, është ende në arrati.

Back to top button