Nis diskutimi për njohjen e Kosovës në Parlamentin e Spanjës

(Lajm i përditësuar)


Deputetja e partisë së kryeministrit Sanchez: Pozicioni ynë për mosnjohjen e Kosovës mbetet

Në debatin që po zhvillohet ne Parlamentin e Spanjës rreth kërkesës së “Junts” që Qeveria e Spanjës ta njohë pavarësinë e Kosovës ka folur edhe deputetja socialiste nga partia e kryeministrit Sanchez, Obdulia Tbaoadela Alvarez, raporton Gazeta Express.

Deputetja Alvarez ka thënë se pozicioni i Qeverisë së Spanjës sa i përket pavarësisë së Kosovës është i njohur dhe s’ka ndryshuar.

“Pozicioni është publik dhe i njohur. Spanja mbanë pozicionin e saj mosnjohjes për Kosovën”, ka thënë ajo në Parlamentin e Spanjës, raporton Gazeta Express.

Ajo ka thënë se ndonëse vazhdojnë të mos e njohin Kosovën, Spanja angazhohet për një zgjidhje në mes të Kosovës dhe Serbisë përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja


Parlamenti i Spanjës e ka nisur diskutimin për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Sipas njoftimit, kjo çështje është pika e tretë e  rendit të ditës të deputetëve spanjoll.

Këtë nismë e mori grupi parlamentar i partisë katalunase “Junts” ku argumentohet se Kosova është “një shtet ligjor dhe demokratik me rreth 1.7 milion banorë”, i cili njihet si shtet i pavarur nga mbi 100 vende, duke përfshirë 22 anëtarë të BE-së.

Deputeti katalunas Eduard Pujol Bonell ka paraqitur kërkesën për qeverinë e Spanjës për ta njohur Kosovën si shtet, duke përmendur edhe vendimin e Madridit zyrtar për ta njohur Palestinën si shtet të pavarur.

Back to top button