“Kënga Magjike 2022”, fitoi Marsela Çibukaj

(Lajm i përditësuar)
Marsela Çibukaj është fituesja e edicionit të 23-të të festivalit “Kënga Magjike”. Këtë çmim ajo e fitoi me këngën “I paftuar”.

Çmimin për artistin më të mirë të ri “Best New Artist” në edicionin 23-të të festivalit “Kënga Magjike 2022” e ka fituar Martin Pano, kurse çmimin e artistit të ri më të mirë ndërkombëtar, “Best New International” e fitoi grupi Mamagama nga Azerbajxhani.

Në këtë festival, çmimi i artistit më të mirë ndërkombëtar, “Big International” i përket kuartetit të vajzave nga Italia, Le Deva.
Ajo që fitoi çmimin kryesor,  Marsela Çibukaj fitoi edhe çmimin “Big Artist”.
Anna Gjebrea performon në “Kënga Magjike”, Ardit Gjebrea: Jam baba i emocionuar

Një moment emocionues ndodhi në naten finale në “Kënga Magjike”. Moderatori Ardit Gjebrea ka prezantuar shumë emra të njohur, por këtë vit  ishte ndryshe, pasi që ai në skenën magjike ftoi edhe vjazën e tij, Anën.
Arditit u shpreh krenar që Anna ia ka dalë të vijë në Pallatin e Koncerteve për të performuar falë talentit dhe punës, të njohura edhe nga profesionistët e huaj.

Finalja e “Këngës Magjike”, atmosferë, emocione edhe përmes ekranit të RTV21

 
Ka filluar nata finale e festivalit “Kënga Magjike”  në Tv Klan të Shqipërisë.
13 artistë shqiptarë dhe 10 të huaj, të rinj dhe të njohur do të votojnë njëri-tjetrin, do të votohen nga juria dhe publiku për të zgjedhur më të mirin në mesin e tyre.
Veç çmimit të madh, do të jepen çmime për muzikën më të mirë shqiptare, të huaj dhe për artistët e rinj  më të mirë.
Atmosferë, emocion, energji dhe këngë të bukura do të sjell edhe këtë vit “Kënga Magjike” edhe përmes ekranit të RTV21./21Media

Back to top button