Nis nata e dytë e Festivalit të Këngës

Nata e parë e Festivalit të Këngës në RTSH nisi mbrëmë, ndërkaq sonte ka filluar nata e dytë.
Ky festival shënon edicionin e 60-të, ku fituesi i garës, përfaqëson Shqipërinë në kontekstin muzikor “Eurovision”.
Emra të njohur të estradës janë bërë pjesë e garës këtë edicion, përfshirë Ronela Hajati, Alban Ramosaj, Denus Skura, Eldis Arrnjeti, Eci Reçi, Endri&Stefi, Ester Zahiri, Gjergj Kacinari, Janex e të tjerë.
Pirro Çako, Sabri Fejzullahu, Gili, Mihrije Braha dhe Irma Libohova janë vetëm disa prej emrave të njohur që do të përformojnë së bashku me artistët.


Prezantuesve të këtij edicioni, Xhemi Shehu, Jonida Maliqi, Isli Islami dhe Kelvi Kadilli, do ti bashkangjitet sonte dhe kantautori dhe producenti Ardit Gjebrea.
Në garë janë  Kelly, Mirud, Urban Band, Evi Reci, Kastro Zizo, Ester Zairi, Viola Xhemaili, Eldis Arrnjeti, Kejsi Rrustja, Xhuli Pjetraj, Olimpia Smajlaj, Shega, Gjergj Kaçinari, Denis Skura, Endri&Stefi Prifti, Janex, Ronela Hajati, Sajmir Çili, Rrezarta Smaja, Alban Ramosaj.
Kujtojmë që, vitin e kaluar Shqipëria u përfaqësua në Eurovision nga Anxhela Peristeri me këngën “Karma”. Ndërkohë, fitues të Eurovisionit u shpallën grupi Italian Maneskin me këngën e tyre rock, “Zitti e buoni”./21Media

Back to top button