Nis protesta e sindikalistëve, marshohet drejt Qeverisë

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës ka nisur protestën e paralajmëruar ditë më parë.
BSPK-ja ka bërë të ditur se ekzekutivit do t’i parashtrohen publikisht këto kërkesa: 100 euro nga buxheti i shtetit për të gjithë të punësuarit në sektorin publik përfshirë edhe punëtorët e Ndërmarrjeve Publike – deri në përmbushjen e kërkesave të mëposhtme, përcaktimi i pagës minimale, miratimi i Ligjit për Paga, nisja e zbatimit të Ligjit për Sigurimet Shëndetësore, Nënshkrimi i marrëveshjes kolektive gjithëpërfshirëse, si dhe ndryshimi i Ligjit për Skemat Pensionale të Financuar nga Shteti, pranimi i përvojës se punës për të gjithë të larguarit nga puna gjatë viteve të 90-ta, dhe të eliminohet kriteri prej 15 vite përvojë punë para vitit 1999.
Protesta ka nisur me marshin prej Bibliotekës Kombëtare e do të ndalen para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës./21Media

Back to top button