Nis protesta për rastin e dhunimit të 11-vjeçares

Edhe sot nga ora 12:00 ka filluar protesta kundër dhunës ndaj vajzave para Qeverisë së Kosovës.
Kjo protestë është vazhdimësi e asaj që javën e kaluar mblodhi mijëra njerëz për rastin e dhunimit të një 11 vjeçare nga pesë persona – më pas u raportua se ajo edhe në qershor ishte dhunuar nga gjashtë persona të cilët u arrestuan pas dy muajsh.
Protesta organizohet nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Femnist, YIHR KS, CEL, QIKA, QIPS dhe QKSGj.
Në protestë po bëhet thirrje që drejtësia të vihet në vend me brohoritje”Nuk durojmë më”, Përdhunuesit seksual në burg”.

Gjashtë personave të arrestuar nën dyshimin se në muajin qershor kishin kryer tri vepra, ndër to atë të trafikimit të 11-vjeçares në Prishtinë, u është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.
Vepra për trafikim dyshohet të ketë ndodhur në qershor. Kjo është vepër e ndarë nga dyshimi për dhunim që ka ndodhur në gusht.
11-vjeçarja dyshohet se është dhunuar edhe nga pesë persona më 27 gusht. /21Media

Back to top button