Nis seanca gjyqësore në rastin e njohur si “Subvencionet”

 
Në Gjykatën e Prishtinës, ka filluar seanca për caktimin e paraburgimit, ndaj 21 të arrestuarve në lidhje me dyshimet për korrupsion, në rastin e njohur për opinionin si “Subvencionet 2021”.
Këta persona u arrestuan në aksione të ndryshme në policisë në Prishtinë, Podujevë, Pejë, Gjilan dhe Istog. 14 prej tyre janë zyrtarë të Agjencisë për Zhvillim të Bujqësisë dhe të tjerët zyrtarë të komunave të Kosovës.
Sipas prokurorit të rastit Rafet Halimi dëmi të cilin dyshohet se këta zyrtarë e kanë shkaktuar është mbi 1 milion euro.
“Aksioni do të vazhdojë edhe më tej. Vlera e dëmit e kalon vlerën 1 milion euro por vlera e saktë do të dihet pas ekspertizës”, ka thënë prokurori.
Në lidhje me këtë aferë, muaj më parë u arrestuan 11 persona dhe u sekuestruan para të gatshme në vlerë mbi 600 mijë euro. Një pjesë e këtyre parave sipas prokurorisë ishin gjetur në shtëpinë e vëllait të tij Salih Statovcit në Batllavë të Podujevës.
Atje ishin sekuestruar 406 mijë euro dhe mjete të tjera në valuta të ndryshme.
Bastisje të mëdha u zhvilluan edhe gjatë ditës së djeshme në disa qytete të Kosovës ku cak ishin bujq të ndryshëm të cilët kishin përfituar subvencione./kallxo

Back to top button