Nis seanca ku do të dëshmojë dëshmitari i fundit në rastin e Mustafës
Ka filluar seanca ku do të dëshmojë në Gjykatën Speciale, dëshmitari i fundit i thirrur nga prokuroria në gjykimin ndaj Salih Mustafës.
Në lidhje për këtë rast, këtë javë pritet të mbahen edhe dy seanca të tjera, të mërkurën dhe të enjten.
Aktakuza ndaj Mustafës është konfirmuar më 12 qershor 2020.
Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar janë themeluar me vendim të Kuvendit të Kosovës në gusht të vitit 2015 dhe mision kanë hetimin e krimeve të pretenduara të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë, nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.
Pretendimet për këto krime të supozuara janë përmendur për herë të parë në një raport të Këshillit të Evropës, në vitin 2011, autor i të cilit është senatori zviceran, Dick Marty./21Media