Nis shpërndarja e insulinave në QKMF-të e Kosovës

Ka filluar shpërndarja e insulinave në Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) të Kosovës.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se tashmë kanë përfunduar të gjitha procedurat për furnizimin e insulinave, dhe se nga sot dhe ditëve në vijim do të vazhdojë shpërndarja e insulinave për pacientët me diabet nëpër Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare./21Media

 

Back to top button