Nis shpërndarja e protestuesve serbë në Graçanicë

Protestuesit serbë që u mblodhën në Graçanicë, nuk kanë qëndruar shumë kohë dhe kanë filluar të shpërndahen.
I pranishëm në këtë protestë ishte edhe kryetari i Komunës së Shtërpcës, Dalibor Jevtiq, që ka qenë edhe ish-ministër në Qeverinë e Kosovës.
Përveç në Graçanicë, sot gjatë ditës është protestuar edhe në Mitrovicë të Veriut e në Shtërpcë.
Deri më tani nuk ka ndonjë informacion zyrtar se kush janë organizatorë të protestës.
Më 3 prill 2022, Serbia mban zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare. Zyrtarët e lartë serbë kërkuan që ato të organizohen edhe brenda territorit të Kosovës.
Por me këtë nuk u pajtuan krerët e institucioneve kosovare. Kryeministri, Albin Kurti, tha se për këtë duhet të ketë një marrëveshje mes dy vendeve.
Ndërkohë, Bashkimi Evropian njoftoi se shteti i Kosovës ka refuzuar një propozim të vendeve të QUNIT-it.
Para zgjedhjeve në Serbi, presidenti Vuçiq ka thirrur një mbledhje të Këshillit Kombëtar të Sigurisë.
Pesë eprorë të Policisë së Kosovës në veri të vendit, janë parë në takimin e thirrur nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Sigurisë.
Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se ka marrë informacionet dhe është njoftuar zyrtarisht për pjesëmarrjen e eprorëve të Policisë së Kosovës në pjesën e veriut të vendit në takimin të cilin e thirri presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dy ditë më parë./kallxo

Back to top button