Nis shpërndarja e thëngjillit falas për punëtorët e KEK-ut
Sot ka filluar shpërndarja e thëngjillit falas për punonjësit e KEK-ut. Kështu kanë konfirmuar nga Sindikata e Re Korporata Energjetike e Kosovës.
Secilit prej tyre do t’i ofrohen 8 – 10 tonë thëngjill si dhuratë, madje edhe për ata që kanë arritur pensionimin.
Kujtojmë që së fundi Qeveria e Kosovës ua ka lejuar punëtorëve të KEK-ut që të marrin thëngjill falas.
Këtë e ka bërë duke shfuqizuar vendimin e vitit 2018 të Qeverisë Haradinaj, përmes të cilit iu ndalohej punëtorëve të KEK-ut të merrnin thëngjill falas, si masë për parandalimin e ndotjes së ambientit./21Media