Nis takimi i Dimal Bashës me përfaqësues të partive

Ka nisur takimi i thirrur nga kryetari në detyrë i Kuvendi i Kosovës, Dimal Basha, me përfaqësuesit e subjekteve politike parlamentare.
Mbledhja, e cila ka filluar në orën 17:00, është përqendruar në përgatitjet për Seancën konstituive të Legjislaturës së dhjetë (X) të Kuvendit të Kosovës.
Në këtë takim pritet të diskutohen hapat proceduralë dhe koordinimi ndërmjet partive, në funksion të mbarëvajtjes së seancës së parë të legjislaturës së re.