Nis takimi i grupit të ekspertëve për çështjen e targave

Ka filluar takimi ndërmjet ekipeve të ekspertëve të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel. Këtë e ka bërë të ditur emisari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak përmes një postimi në “Twitter”.
Ashtu siç ishte planifikuar më 30 shtator, në këtë takim do të flitet për targat e veturave.
“Këtë mëngjes në Bruksel mirëprita delegacionet e ekspertëve në takimin e parë të Grupit Punues për targat e veturave, siç jemi pajtuar më 30 shtator. Grupi që u kryesua nga këshilltarët e mi do të takohet në baza të rregullta. Unë besoj që ata do të prezantojnë gjetjet konkrete për gjashtë muaj”, ka shkruar Lajçak në “Twitter”./21Media

Back to top button