Nis takimi i Konjufcës me partitë politike

Ka filluar takimi i ish-kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca me partitë politike.
Por, në takimin e sotëm të thirrur nga Konjufca, po marrin pjesë përfaqësues të partive politike parlamentare, ndërsa kryetarët e partive nuk janë të pranishëm.
Këta janë përfaqësuesit e partive që i shkuan Konjufcës për të diskutuar për “Përgatitjet për Seancën konstituive të Legjislaturës IX të Kuvendit të Republikës së Kosovës”:
Albulena Haxhiu-LVV
Uran Ismaili-PDK
Doarsa Kica-LDK
Muharrem Nitaj-AAK
Mevludin Krasniqi- Nisma Socialdemokrate, dhe përfaqësuesit e partive minoritare.
Mbledhja do të mbahet për organizimin e seancës konstituive më 15 prill.
Seanca e parë udhëhiqet nga deputeti më i vjetër dhe ai më i riu në sallën e Kuvend./21Media