Nis takimi në Presidencë
Ka nisur takimi i ftuar nga presidentja Vjosa Osmani me kryeministrin Albin Kurti dhe krerët e partive politike.
Të pranishëm në takim janë kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, Muharrem Nitaj nga AAK-ja, Donika Gërvalla përfaqësuese e Listës “Guxo” dhe Mimoza-Kusari Lila nga Alternativa.
Liderët e partive politike bashkë me presidenten dhe kryeministrin janë mbledhur për të diskutuar lidhur me zgjedhjet lokale./21Media