“UÇK, poshtë tradhtarët”, bëhen shkrime para Kuvendit në protestën kundër ekspozitës me pasaktësi për masakrat

(Lajmi i përditësuar)
“UÇK, poshtë tradhtarët”, bëhen shkrime para Kuvendit në protestën kundër ekspozitës me pasaktësi për masakrat
Qindra qytetarë janë mbledhur për të protestuar para Kuvendit të Kosovës kundër ekspozitës me pasaktësi “Masakrat e në Kosovë 1998–1999” e cila u vendos dy ditë më parë në sheshin e Prishtinës.
Protestuesit kaluan me forcë edhe Policinë e Kosovës për të kaluar tek objekti i Kuvendit.
“UÇK – Poshtë tradhtarët”,ishte një nga shkrimet e shkruara para Kuvendit.
Ekspozita mori kritika të shumta për pasaktësitë e detajeve të masakrave që kanë ndodhur gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Kryetari i OVL-UÇK, Hysni Gucati në konferencë për media të dielën, tha se kjo ekspozitë ishte fyerje për këtë organizatë dhe jo vetëm.
Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Xhavit Jashari, në emër të OVL UÇK-së, ka marrë fjalën para Kuvendit, ku po protestojnë për ekspozitën skandaloze të Shkëlzen Gashit.
Ai ka përmendur se kryeministri Albin Kurti, ndonëse mbante simbolin dhe flamurin kombëtar, kishte në kabinet një këshilltar që sipas tyre “fyente dhe përpiqej të degradonte luftën e UÇK-së”.
Jashari po ashtu tha se ka ministra të tjerë që i cilësojnë “anti-UÇK”, duke përfshirë Hekuran Muratin dhe Donika Gërvallën, të cilët sipas veteranëve kanë bashkëpunuar në mënyrë tinëzare për të dëmtuar të drejtat dhe imazhin e veteranëve të luftës.
Veteranët tentojnë të hyjnë me forcë në hyrje të Kuvendit
Veteranët e luftës së UÇK-së, kanë tentuar të hyjnë me forcë në hyrje të Kuvendit, nga ana e deputetëve.
Aty shihen edhe zyrtarë policor të cilët mundohen t’i ndalojnë protestuesit.
Protesta e OCL- UÇK-së, është thirr kundër ekspozitës që u vendos në sheshet e Prishtinës, e cila pasqyroi pasaktësi për masakrat e Kosovës.
Nis te Kuvendi protesta e OVL-UÇK kundër ekspozitës me pasaktësi për masakrat
Para Kuvendit të Republikës së Kosovës, ka nisur protesta e thirrur nga OVL-UÇK kundër ekspozitës me pasaktësi “Masakrat në Kosovë 1998–1999” e vendosur dy ditë më parë në qendër të Prishtinës.
Kjo organizatë e kanë cilësuar atë ekspozitë si shtrembërim të së vërtetës për Luftën Çlirimtare.
Për të protestuar janë mbledhur qindra qytetarë para këtij institucioni.
Ekspozita e cila mori kritika të shumta për pasaktësitë e detajeve të masakrave që kanë ndodhur gjatë luftës së fundit në Kosovë, u përcjell edhe me reagimin e OVL-UÇK.
Kryetari i OVL-UÇK, Hysni Gucati në konferencë për media të dielën, tha se kjo ekspozitë ishte fyerje për këtë organizatë dhe jo vetëm.