Nis tërheqja e shortit për renditjen e partive në fletëvotime për zgjedhje, VV’së i bie numri 105

Partitë politike kanë nisur tërheqjen e shortit për renditjen në fletëvotimet e Zgjedhjeve Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale, të cilat do të mbahen më 12 tetor 2025.
Lëvizja Vetëvendosje do ta ketë numrin 105.
Numrat janë nga 100 deri në 192.
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, tha se pas tërheqjes së shortit, do të procedohet me dizajnin e fletëvotimeve.
“Pas tërheqjes së shortit, KQZ do të miratojë dizajnin dhe përmbajtjen e fletëvotimeve. Ky proces i hap rrugë subjekteve dhe mijëra kandidatëve, që nga 13 shtatori të fillojnë fushatën zgjedhore”, deklaroi Radoniqi, para hedhjes së shortit.