Nis viti i ri shkollor, Nagavci flet për procesin e subvencionimit me libra

(Lajm i përditësuar)
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka vizituar shkollën “Iliria” me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2024/2025.
Ajo tha se procesi i fillimit të vitit të ri shkollor po shkon mbarë në të gjitha shkollat në Kosovë.
Krahas kësaj, ministrja Nagavci shtoi se deri tani s’ka pasur ndonjë parregullsi për subvencionimin e teksteve shkollore.
Fillimi i vitit të ri shkollor, Nagavci: Qoftë një vit i mbarë!
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagvci ka uruar fëmijët dhe mësimdhënësit për fillimin e vitit të ri shkollor.
Nëpërmjet një postimi në Facebook ajo ka thënë se me punë e përkushtim do të realizojnë misionin e tyre për një arsim cilësor.
“Të dashur nxënës, të nderuar prindër, mësimdhënës, udhëheqës të shkollave e zyrtarë komunal. Urime dita e parë e vitit shkollor. Një urim i veçantë për fatosat që për herë të parë ulen në bankat shkollore. Sot fillon një kapitull i ri për nxënësit tanë, shumë mundësi e përvoja të reja! Jam besimplotë për një vit motivues, frymëzues e punë me përkushtim nga mësimdhënësit, andaj dhe plot suksese për nxënësit tanë. Me punë e përkushtim do të realizojmë misionin tonë për një arsim cilësor. Në bashkëpunim me shkollat, prindërit, mësimdhënësit suksesi do të jetë i garantuar. Qoftë një vit i mbarë!”, ka shkruar Nagavci./21Media