Nishani nderohet me titullin “Qytetar Nderi i Gjilanit”

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, u nderua sot me titullin “Qyetar Nderi i Gjilanit

Titulli i lartë iu dha presidentit Nishani nga kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri gjatë një ceremonie të organizuar në qytetin e Gjilanit.

Presidenti i Shqipërisë pasi pranoi titullin u shpreh duke thënë se momenti i marrjes së këtij titullit do të jetë i paharrueshëm për të.

“Falënderoj kryetarin e komunës Lufti Hazirin për lidershipin e veçantë dhe për vizionin e një burrë shteti, jam i bindur se qënia në këtë pozicion dhe mirëkutimi dhe bashkëpunimi i të gjithë aktorëve politikë , të këtij qyteti , të kësaj zone, tregojnë më së miri këtë dimension të një maturie të kulturës politike”, theksoi Nishani.

Më pas në sallën e Teatrit të Qytetit, presidenti Nishani do të shpërndajë dekoratat për personalitetet e Gjilanit dhe të Anamoravës, të cilët kanë dhënë kontribut të madh nëpër shekuj për lirinë e shqiptarëve.

Ndryshe presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani është duke qëndruar në Kosovë për një vizitë zyrtarë. Ai dje u nderua nga presidenti Thaçi me “Urdhrin e lirisë”./21Media

Back to top button