Nishani uroi pasardhësin e tij

Nishani uroi pasardhësin e tij

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani përmes një telefonate uroi zgjedhjen në postin e Presidentit të ri të Shqipërisë, Ilir Metën.

Presidenti Nishani uroi gjithashtu Presidentin e zgjedhur për përmbushjen me sukses të detyrës së larte të Kreut të Shtetit.

Ilir Meta është zgjedhur presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë, në raundin e katërt të votimit të mbajtur pasditen e kësaj të premteje në Parlament.

Meta ka marrë 87 vota pro dhe 2 kundër./21Media