Nisin bisedimet ndërmjet Barcelonës e Milanit për Coutinhon

Milani thuhet se ka hyrë në bisedime me Barcelonën për një marrëveshje të mundshme huazimi për Philippe Coutinhon, por paga prej 12 milionë euro në sezon është pengesa më e madhe.
“Tuttosport” raporton se “Rossonerët” po punojnë për të sjellë ish-lojtarin e Interit përsëri në “San Siro” këtë verë dhe kanë kontaktuar “Blaugranët” rreth kësaj çështje.
Braziliani ka një kontratë me vlerë 12 milionë euro në sezon në “Camp Nou” dhe është në lidhje me katalanasit deri në qershor të vitit 2023.
Milani shpreson të nënshkruajë me ish-lojtarin e Liverpoolit një marrëveshje huazimi, por paga e 29-vjeçarit është pengesa kryesore për drejtuesit e klubit italian.
Coutinho ka luajtur 12 ndeshje në La Liga në sezonin 2020-21 dhe ka luftuar për të bindur me paraqitjet e tij që nga transferimi i tij prej 135 milionë euro në Barcelonë nga Liverpooli në janar të vitit 2018.

Back to top button