Nisin hetimet për vdekjen e një gruaje në Prizren

Gjatë ditës së hënë, një grua u gjet pa shenja jete në banesën e saj në Prizren.

Sipas raportit 24-orësh të policisë thuhet se njësitet relevante kishin dalë në vendin e ngjarjes ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.

“Është raportuar se viktima femër kosovare është gjetur në banesën e saj pa shenja jete. Njësitet relevante kanë dalur në vendin e ngjarjes ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Back to top button