Nisin punimet për stadiumin e ri në Gjilan

Gjilani ka nisur sot zyrtarisht rrugëtimin drejt realizimit të një prej projekteve më të rëndësishm e sportive të qytetit – ndërtimin/rinovimin e stadiu
Në Gjilan sot kanë nisur punet drejt dy projekteve sportive për këtë qytet ndërtim/ninovim të stadimeve.
Kjo u bë e ditur nga Kryeministri në detyrë, Albin Kurti përmes një statusi në rrjetet sociale.
“Nisën punimet që do të zgjasin dy vjet. Gjilani do ta ketë stadiumin që kaq gjatë e ka pritur, e aq shumë e meriton. Urime dhe punime të mbara e të shpejta!”, shkroi ai.
Ky projekt është pritur me entuziazëm nga qytetarët dhe komuniteti sportiv në Gjilan, duke qenë një investim strategjik për zhvillimin e infrastrukturës sportive dhe për ngritjen e standardeve të klubeve futbollistike të rajonit.