Nisma i përgjigjet pozitivisht ftesës së presidentes për takim

Nisma Socialdemokrate e ka konfirmuar për rtv21 se do të marrë pjesë në takimin e thirru nga presidentja, Vjosa Osmani.

Deputetja e Nismës, Xhevahire Izmaku, tha se në takim do të marrë pjesë kryetari, Fatmir Limaj.

“Po, do të marrim pjesë në takimin e thirrur nga Presidentja nesër, në kuadër të përkushtimit tonë për dialog dhe bashkëpunim institucional”, tha Izmaku./RTV21/21Media

Back to top button