Nisma thotë se do ta kalojë pragun

 

Bekim Brestovci sonte në “Click” të RTV21 u shpreh se Nisma Socialdemokrate do të jetë befasia e zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Sipas tij, janë deri në 55 mijë qytetarë që do ta votojnë Nismën, shkruan rtv21.tv

Ai foli edhe për sloganin që ka Nisma për këto zgjedhje. Brestovci tha se “Me Çlirimtarët” nuk do të thotë patjetër vetëm me UÇK-në.

I pyetur se a presin që Nisma ta kalojë pragun prej 5%, Brestovci u shpreh se nga matjet e bëra, iu japin siguri që me shumë lehtësi do ta kalojnë pragun./21Media

Back to top button