Nisma tregojnë arsyet e koalicionit me PDK- në dhe AAK- në

Nisma do ta ketë zëvendëskryeministrin

Bilall Sherifi nga Nisma ka  konfirmuar prapë se Haradinaj kandidon për kryeministër, ndërsa lideri i PDK-së, Kadri Veseli, është prijës i listës.

“Mund të them se kur është nisur mocioni nuk ishte ky qëllim”, ka thënë ai, por ka shtuar se ky subjekt politik e mbështet Ramush Haradinajn si kandidat për kryeministër.

“Nisma që nga fillimi i koalicionit me AAK-në ka mbështetur Haradinajn për kryeministër. Pas disa zhvillimeve të mbrëmjes, Nisma ka vendosur të mbështesë Haradinajn. Nisma vazhdon të jetë aty ku ka qenë në mbështetje të Haradinajt”, ka thënë Sherifi.

Sherifi ka treguar se nëse ky koalicion qeveris me vendin një zëvendëskryeministër do të jetë nga Nisma.
dërsa në fund ka thënë se një ndër arsyet e koalicionit është se kjo parti ka dashur të ketë siguri që t’i fitojnë zgjedhjet./21Media

Back to top button