Nitaj: Jam humbës i kësaj beteje zgjedhore!

Nitaj ka treguar se nuk ka mundur që të bëhet deputet

Anëtari i AAK-së dhe kandidati për deputetë nga ajo parti, Muharrem Nitaj ka treguar se nuk ka mundur të siguroj votat e mjaftueshme për tu bërë deputet.

Nitaj ka falënderuar të gjithë ata që e kanë votuar dhe po ashtu ai ka treguar edhe numrin e votave të cilat i ka marrë në zgjedhjet.

“Sot, më në fund dhe të çertifikuara, i kam marrë rezultatet e zgjedhjeve të 11 qershorit. Vota për mua ka qenë shumë e madhe, por e pamjaftueshme që unë të mbërrijë të jem përfaqësues i juaj në Kuvendin e Kosovës. Të gjithë juve që më votuat, e që sipas KQZ-së qenkeni 8982, ju falëndëroj nga zemra! E çmoj tej mase besimin e dhënë”, thuhet në postimin e tij.

Nitaj në postimin e tij po ashtu ka thënë se ai vlerëson se është humbës i betejës zgjedhore.

“Më duhet të them se, pavarësisht se unë nuk i besoj këtij sistemi zgjedhor, fajtori i vetëm pse unë nuk arrita të hyjë në Kuvend, prap jam vet. Ani se shumë po më thonë se unë qenkam fitues, vet vlerësoj se unë jam humbës i kësaj beteje zgjedhore. Me gjasë kjo nuk ishte kohë imja! Ndoshta vjen noj “dever tjetër”, thuhet në postimin e tij./21Media

Back to top button