Niveli i ri i të gjitha kohërave, rreth 10,000 raste me Covid-19 brenda ditës
Numri i rasteve të reja me Covid-19 s’ka qenë kurrë kaq i lartë që nga fillimi i pandemisë në Austri. Të shtunën, autoritetet regjistruan 9 mijë e 943 raste pozitive dhe 31 vdekje.
Shifrat e rasteve të reja dhe viktimave nga Covid-19 po shpërthejnë në Austri. Të enjten dhe të premten u vendos një nivel i ri vjetor me 8 mijë e 594 dhe 9 mijë e 388 raste pozitive.
Niveli më i lartë i të gjitha kohërave prej 9 mijë e 586 ka qenë më 13 nëntor të vitit të kaluar, transmeton rtv21.tv.
Rastet mund të bien sipas epidemiologut Gerald Gartlehner, vetëm me bllokime.
Deri më sot (6 nëntor) 11 mijë e 482 njerëz në të gjithë Austrinë kanë vdekur si pasojë e koronavirusit dhe 795 mijë e 835 janë shëruar. Deri më tani ka pasur 875 mijë e 333 rezultate pozitive.
Aktualisht janë 1 mijë e 865 persona (+34) në trajtim spitalor për shkak të koronavirusit. Prej tyre, 359 (+3) janë të përkujdesur në repartin e terapisë intensive./21Media