Një 10 vjeçar është gjetur i vdekur në Malishevë

Një fëmijë 10 vjeçar është gjetur i vdekur sot në Malishevë. Lajmin për rtv21.tv e ka konfirmuar komandanti i policisë rajonale të Gjakovës, Nysret Xhurkaj, i cili ka informuar se 10 vjeçari është gjetur pa shenja jete në një kabinë të kamionit nga familjarët e tij, rreth orës 13:30.
“Ata kanë marrë trupin e pa jetë edhe e kanë dërguar në Qendrën Kryesore Familjare të Malishevës. Menjëherë njësitet e policisë dhe prokurori kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin, i cili është hetim i vdekjes.”, ka informuar Xhurkaj.
Në vendin e ngjarjes është sekuestruar edhe një armë./21Media

Back to top button