Një 14 vjeçar u mbyt në liqenin e Farkës
Një 14 vjeçar është gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm tek Liqeni i Farkës në Shqipëri.
Trupi i të miturit u gjet rreth 06:35.
“Më datë 05.09.2020, rreth orës 06:35, tek Liqeni i Farkës, është gjetur pa shenja jete shtetasi i mitur me iniciale A.R., 14 vjeç, i cili dyshohet se është mbytur në liqen”, informon policia.
Policia ka njoftuar se po punohet për ndriçimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.