Një 21-vjeçar nga Kosova humbi jetën në një aksident në Austri

Një aksident tragjik ka ndodhur dje pas përplasjes së dy veturave në rrugën L1436 në Perg të Austrisë ku la të vdekur 21-vjeçarin nga Kosova.
Pas intervenimit të emergjencës austriake përmes helikopterit, thuhet se i riu kosovar vdiq gjatë rrugës për në spitalin më të afërt.
Ndërkohë, 29 vjeçari tjetër i aksidentuar, ka marrë lëndime të lehta dhe është liruar nga spitali.