Një 23-vjeçare shqiptare viktimë e aksidentit në Greqi, u identifikua përmes analizave të ADN-së
Një 23 vjeçare shqiptare ka vdekur në aksidentin mes trenave që ndodhi në Greqi .
Avokati familjes së saj, njoftoi se trupi i saj u identifikua përmes analizës së ADN-së. Të afërmit e 23-vjeçares po e kërkonin përmes rrjeteve sociale.
Ndërkohë, po bëhen përpjekje për të gjetur të zhdukurit e tjerë pas p vdekjeprurëse të dy trenave në Tempe të martën mbrëma. Numri i vdekjeve si pasojë e aksidentit ka arritur në 57.
Të zhdukurit e Tempes, një pjesë e madhe e të cilëve janë fëmijë të vegjël, nuk kanë dhënë asnjë shenjë jete.
Kujtojmë se identifikimi i trupave të viktimave të trenit nisi mesditën e së enjtes./21Media