Një 25-vjeçar gjendet pa shenja jete në një motel në Gjilan

Një 25-vjeçar është gjetur pa shenja jete në një motel në Gjilan.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka knfirmuar, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.

“Me datën 01.02.2025 rreth orës 08:10 kemi pranuar informacion se ne një motel në qytetin e Gjilanit një person i vitit të lindjes 2000 është gjetur pa shenja jete. Njësitet Policore relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes së bashku me ekipin mjekësorë nga Emergjenca e Spitalit rajonal të Gjilanit ku mjeku konstatuar e ka konstatuar se viktima është pa shenja jete”, tha ai për rtv21.tv.

Osmani shtoi tutje se me urdhër të Prokurorit të Shtetit trupi i viktimës është dërguar në institutin e mjekësisë ligjore në Prishtinë për obduksion.

Hetimet në ndriçimin dhe sqarimin e rrethanave të rastin janë duke vazhduar në koordinim me Prokurorinë e Shtetit.

Back to top button