Një 28-vjeçare në gjendje të rëndë, ra nga kati i dytë i shtëpisë

Një 28-vjeçare është në gjendje të rëndë shëndetësore pasi ra nga kati i dytë i shtëpisë së saj në Prizren.

Sipas Policisë viktima tentoi të bëjë vetëvrasje.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit Shaqir Bytyqi.

“Me datën 18.08.2024 rreth orës 02:20, policia ka marre informatën se nje femer (rreth 28 vjeçare) ka tentuar te vetvritet, posa ka marr informatën patrulla policore është dërguar për në emergjencë, fillimisht kane kontaktuar me vëllaun e viktimës I cili ka deklariar se kjo nuk është hera e parë që e njëjta ka tentuar te vetvritet. Sipas dëshmitarit e larcekura rreth orës 02:00 është hedhur nga ballkoni i katit të dytë (2) në shtëpinë e saj në Prizren. Sipas mjekëve gjendja e saj është e rëndë ,ngase ka thyerja të shumta, e njëjta është dërguar nē QKUK në Prishtinën”, tha Bytyqi për rtv21.

Në konsultim me prokurorin ështē hapur rasti “Vetëvrasje në tentativë”. Ndërsa, sipas Policisë rasti është në hetime./21Media

Back to top button