Një 30-vjeçar nga Prishtina vdiq si pasojë e COVID-19
Si pasojë e Covid-19 sot ka vdekur një 30-vjeçar nga Prishtina. Bëhet fjalë për Florent Kurtollin, kjo u bë e ditur nga familja dhe miqtë e tij të cilët kanë treguar se ai ka vdekur si pasojë e COVID-19.
“Me pikellim te thellë njoftojmë familjart, miqte dhe dashamiret se sot nderroi jete me i dashuri yne Florent (Erdin) Kurtolli. Varrimi i te ndjerit do te behet neser me datën 26.08.2021 ne oren 13:00 ne varrezat e qytetit ne Arberi-Prishtine Per shkak te gjendjes se shkaktuar nga pandemia te pamur nuk do te kete, familja do te pranoi ngushellimet ne varrim dhe permes mjeteve te komunikimit”, thuhet në njoftimin e familjarit të të ndjerit.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës sot ka informuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 14 persona që kanë qenë të prekur me Covid-19, ndërsa janë konfirmuar edhe 2.541 raste të reja.
“Sot janë shëruar 604 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 108.603.”, ka informuar ministria.
Ndërsa, në total numri i rasteve aktive është 23.845./21Media
“Sot janë shëruar 604 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 108.603.”, ka informuar ministria.
Ndërsa, në total numri i rasteve aktive është 23.845./21Media