Kaloni te përmbajtja kryesore

​Një 42-vjeçar gjendet i vdekur në Suharekë

Një person është gjendur i vdekur në banesën e tij në Suharekë mbrëmjen e së dielës.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi i cili tha se rreth orës 19:50 policia është njoftuar për këtë rast.

“Me datë 06.04.2025 rreth orës 19:50 policia është njoftuar nga urgjenca e Suharekës se kanë pranuar një trup të pa jetë. Policia me të arritur kanë marr informatën se behej fjal për Sh. M. ( 1983), mashkull, I cili banon në Suharekë. Sipas dyshimeve të para viktima nga familjaret është gjet I varur në banesën e tij në Suharekë”, tha Bytyqi.

Ai tha se policët hetues janë në vend ngjarje dhe po merren me rastin. /21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button