Një 43 vjeçar arrestohet në Han të Elezit
Një 43 vjeçar u arrestua sot në Han të Elezit, pasi pas një mosmarrëveshjeje ka kanosur një person.
“Në lidhje me këtë, policia i ka marr veprimet e nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe në rast janë kyçur Njësia e Hetimeve , ku kanë arrestuar personin e dyshuar me inicialet M.D (M/K) 43 vjeçar, i cili shkak i një mosmarrëveshje, kishte kanosur personin tjetër me inicialet A.L (M/K) i moshës 41 vjeçar.”, informoi policia.
I dyshuari u shoqërua në stacionin policor në Han të Elezit dhe siç informoi policia, pasi u intervistua nga policët hetues, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, u dërgua në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore./21Media