Një 50 vjeçar në gjendje të rëndë pasi u ther me thikë në Prizren

Janë arrestuar sot dy persona, pasi dyshohet se kanë sulmuar një person të moshës 50 vjeçare, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Muharrem Hoxha” në Prizren.
“Rreth orës 19:30, ne Rrugën ‘Muharrem Hoxhaj’, në Prizren, është raportuar se ka ndodhur një rast ‘Lëndim i rëndë trupor (therrje me thikë)’. Patrulla policore ju ka përgjigj rastit dhe aty është kuptuar se pas një fjalosje dhe konfrontimi verbal, ka ardhur deri te përleshja fizike, ku dy të dyshuarit në vijim: R. B., i datëlindjes 1954 m/sh/k dhe A. Sh., i datëlindjes 1970  m/sh/k… dyshohet se kanë sulmuar viktimën (A.S.) rreth 50 vjeç”, bëhet e ditur në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Në ketë rast dyshohet se i dyshuari R. B. e ka goditur me thikë në abdomen viktimën, duke i shkaktuar lëndim të rëndë trupor.
Viktima është duke u trajtuar në spital dhe për momentin, sipas mjekut kompetent gjendja e tij është e rëndë.
“Patrullat policore, në koordinim me hetuesin kujdestar dhe prokurorin kujdestar,  janë duke ndërmarre veprimet e para hetimore lidhur me zbardhjen e rrethanave të rastit. Njësite policore gjate shqimit dhe këqyrjes së vendit të ngjarjes gjeten dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale: një gyp të metalit dhe një thikë”, ka njoftuar Policia.
Në lidhje me veprimet policore është e njoftuar prokurori i shtetit dhe me urdhër të tij iniciohet rasti dhe dy të dyshuarit ndalohen për 48 orë. Rasti po hetohet nga sektori rajonal i hetimeve./21Media

Back to top button