Një 60 vjeçar gjendet i vdekur në Prizren

Një 60 vjeçar është gjendur sot pa shenja jete në veturën e tij, në lagjen Ortakoll të Prizrenit.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.
“Me datën 06.05.2022, rreth orës 17:40, Policia në Prizren ka pranuar një informatë nga ekipi i Urgjencës se në rrugën “Jusuf Gërvalla”, në lagjen Ortakoll të Prizrenit, një person në veturën e tipit “Skoda” me targa vendore është pa shenja jete”, ka thënë Gashi.
Në vendngjarje kanë dalë njësitet relevante.
Sipas Gashit me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për procedura të mëtutjeshme ligjore./21Media

Back to top button