Një 72-vjeçar sulmohet me sëpatë në Gjakovë

Një 72-vjeçar ka pësuar lëndime trupore pasi është sulmuar sonte me sëpatë në Gjakovë.
Për portalin rtv21.tv rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
“Sot Stacioni Policor-Gjakovë është informuar se në fshatin Bardhaniq rreth orës 19:25 i dyshuari mashkull/kososvar kishte goditur viktimën po ashtu mashkull/kosovar lindur në vitin 1950, me sopatë, me çrast i kishte shkaktuar lëndime të rënda. Patrulla policore së bashku me njësitet tjera relevante policore kanë dal në vendngjarje”, ka thënë Sheremeti.
Ai tutje ka treguar se viktima është dërguar fillimisht në Emergjencën e Spitalit Rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë, pas ekzaminimit mjekësor është dërguar në QKUK për trajtim të mëtejmë.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit për Krime të Rënda, me urdhër të të cilit rasti iniciohet “Vrasje në Tentativë”.
Rasti vazhdon me hetime./21Media

Back to top button