Një 81 vjeçar në Mitrovicë gjendet pa shenja jete në banesën e tij

Një 81 vjeçar është gjetur pa shenja sot rreth orës 13:20 në rrugën “Mbretëresha Teutë”, në Mitrovicë.

Për rtv21.tv lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Sipas tij, hetuesit policor me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet si dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.

“Sot rreth 13:20 policia në Mitrovicë, ka pranuar informatën se në rrugën ‘Mbretëresha Teutë’ në banesën e tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull 81 vjeçar. Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet si dhe zbardhjen e rrethanave të rastit”, ka thënë Zahiti.

Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion./21Media

Back to top button