Një afishe në serbisht vendoset në vendin ku u vra Enver Zymberi, Policia flet për RTV21

Një afishe në gjuhën serbe është vendosur në vendin ku u vra pjesëtar i forcave speciale të Policisë së Kosovës, Enver Zymberi, në veri të Kosovës.
“Këtu jemi! Po presim!” është shkruar me të mëdha bashkë me emrin “brigada e veriut”.
Rasti është raportuar në Policinë e Kosovë. Këtë për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar Besim Hoti, zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut.
“Policia ka dal në vend ngjarje ndërsa prokuroria është kontaktuar për veprime të metutjeshme”, ka thënë Hoti për rtv21.tv.
Hoti ka konfirmuar se ajo afishe tashmë është larguar nga aty.
Më 6 shtator, kryeministri Albin Kurti vizitoi këtë vend si dhe vizitoi bazën e PK-së në Zubin Potok e kampin Belvedere në Mitrovicë.
Por, vizitën e tij nuk e pritën mirë serbët e Kosovës. Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, “nuk ka çfarë të kërkojë në veri të Kosovës”./21Media

Back to top button