Një alarm për bombë paralizon transportin publik

Një rrëmujë e vërtetë me transportin publik këtë mëngjes. Për shkak të denoncimit për bombë, të gjithë autobusët janë shkëputur nga qarkullimi dhe janë parkuar në garazh ku janë kontrolluar nga njësia antiterroriste e Ministrisë së Brendshme në Maqedoninë e Veriut.
Sipas informacioneve, kallëzimi është dërguar me e-mail nga një person i punësuar në JSP. Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski tha se personi është arrestuar dhe se hetimet për rastin janë duke vazhduar.
“Hetimi lidhur me kallëzimin, emailin e dërguar nga një punonjës i SHPK “Shkupi” është duke vazhduar. Personi është ndaluar dhe me të janë duke punuar shërbimet kompetente dhe në të njëjtën kohë është duke u bërë kontrolli antiterrorist”, thotë Spasovski.
Pasi u kontrolluan autobusët, disa prej tyre gradualisht u futën në trafik dhe disa u parkuan para ndërtesës së Qeverisë. Punonjësit janë në grevë për shkak të papagimit të pagave, ndërsa drejtuesit e ndërmarrjes publike po protestojnë.
Sindikatat në JSP tashmë të hënën kanë ngritur alarmin për vonesën e pagave.
“Nesër ramë dakord të vijmë me familjet në orën 4:30 të mëngjesit”. U paguan kryetari dhe qyteti i Shkupit, e kanë barkun plot, ne jemi të uritur. Sot është data 19, kur do të paguhemi, kur do të hamë? Dhe ne kemi fëmijë siç ka ajo fëmijë dhe si ka fëmijë drejtoresha”, tha Afrim Muça.
Personi i parë i SSM-së, Darko Dimovski e përkrahu grevën dhe tha se nuk guxon të lejohet një situatë e tillë, sidomos në transportin urban.
“I bëj apel kryetarit të mos gënjejë se nesër do të dalë autobus për të ofruar transport publik urban”, tha Darko Dimovski.
Sindikata e Punëtorëve të Trafikut dhe Lidhjeve tha se nëse nuk paguhen deri më datë 15 të muajit, siç e parashikon ligji, nga dita e nesërme asnjë autobus nuk do të qarkullojë në rrugë.
“Mund të flasim për gjëra të tjera, për të drejtat e punësimit, por nuk ka më diskutime për pagën”. Afati ligjor për pagë është data 15 e muajit, nëse kalon 15 e muajit autobusi i JSP-së nuk do të shkojë në linjë”, theksoi Miço Stojanovski.
Qyteti i Shkupit fajin për gjendjen aktuale ia ka vënë Ministrisë së Arsimit, e cila, siç thonë, i ka borxh 2 milionë euro kompanisë për transport linjash të nxënësve dhe studentëve, si dhe disa komunave të Shkupit që i kanë borxh JSP-së 40 milionë denarë. .
“Ky presion, i cili bëhet nga mospagesa, sjell që Kompania e Transportit Publik në dy muajt e fundit të funksionimit nga ky vit, nga viti aktual, të ketë vështirësi. Vështirësitë do të kalohen, paga nuk vonohet, aktualisht është dy-tri ditë vonesë dhe do të realizohet”, thotë Zdravko Gligorov.
Qeveria përmes një komunikate iu përgjigj akuzave dhe u përgjigj se nuk i kanë borxh qytetit të Shkupit asnjë qindarkë dhe nuk janë siguruar para për bileta studentore sepse studentët kanë studiuar online në vitin akademik 2021/2022. Nga aty ia kaluan topin komunave, të cilat sipas Qeverisë menaxhojnë në mënyrë të papërgjegjshme mjetet e destinuara për transportin e nxënësve dhe nuk i shlyejnë obligimet në kohën e duhur. Derisa korrespodenca mes Qytetit të Shkupit dhe Qeverisë është duke vazhduar, punëtorët e JSP-së nuk kanë marrë përgjigje konkrete se kur do ta marrin pagën./TV21

Back to top button