Një algjerian gjendet i gjallë në bodrum pas 26 vitesh

Një burrë është gjetur i gjallë në bodrumin e fqinjit të tij pasi u zhduk rreth 26 vjet më parë.
Omar bin Omran u zhduk nga Djelfa, në Algjeri, gjatë luftës civile algjeriane në vitet 1990, kur ai ishte në adoleshencë të vonë.

Tani në moshën 45-vjeçare, Bin Omran është zbuluar vetëm 200 metra larg vendit ku ai u rrit.

Zyrtarët konfirmuan se kishin arrestuar një 61-vjeçar të dyshuar se e mbante të burgosur, raporton BBC, përcjell portali rtv21.tv

Zhdukja e Bin Omran erdhi në mes të një konflikti dhjetëvjeçar midis qeverisë së Algjerisë dhe grupeve islamike.

Familja e tij kishte frikë se ai ishte në mesin e rreth 200,000 të vrarëve, ose rreth 20,000 të rrëmbyerve, gjatë trazirave.

Por ai u gjet i fshehur në një vathë nën kashtë më 12 maj, sipas raporteve.

Zyra e prokurorit publik mori një ankesë kundër një personi anonim duke pretenduar se zoti Bin Omran ishte në shtëpinë e një prej fqinjëve të tij, brenda një vathë delesh, tha një zyrtar i gjykatës.

Zyrtari i gjykatës tha: “Pas këtij raporti, prokurori i përgjithshëm urdhëroi xhandarmërinë kombëtare të hapte një hetim të thelluar dhe oficerët shkuan në shtëpinë në fjalë.

“Më 12 maj, në orën 20:00 me orën lokale, [ata] gjetën viktimën Omar bin Omran, 45 vjeç, në bodrumin e fqinjit të tij, BA, 61 vjeç.”

I dyshuari thuhet se ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes, por është ndaluar dhe arrestuar, tha zyrtari i gjykatës.

Ministria tha se hetimi ishte ende në progres dhe zoti Bin Omran ishte në proces të marrjes së kujdesit mjekësor dhe psikologjik.

Një zëdhënës e përshkroi krimin si “të urryer”.

Z. Bin Omran u tha shpëtimtarëve të tij se ndonjëherë kishte parë familjen e tij nga burgu i tij, por pretendoi se nuk kishte qenë në gjendje të thërriste për ndihmë “për shkak të një magji e që kishte bërë rrëmbyesi mbi të”, raportuan mediat lokale.

Nëna e tij vdiq në vitin 2013.

Back to top button