Një autobus përfshihet nga zjarri në Duhël të Suharekës, nuk ka të lënduar

Një autobus është përfshirë nga zjarri pasditën e sotme në fshatin Duhël të Suharekës.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili tha se autobusi ka marrë flakë derisa ishte në lëvizje.
Bytyqi shtoi se nuk ka persona të lënduar.
“Sot, më datë 05 tetor 2025, rreth orës 16:16, është raportuar se në fshatin Duhel të Suharekës një autobus ka marrë flakë gjatë lëvizjes. Menjëherë pas pranimit të informatës, njësitet e Policisë dhe Zjarrfikësit kanë dalë në vendngjarje. Zjarri është lokalizuar dhe shuar me sukses. Sipas të dhënave fillestare, si pasojë e zjarrit janë shkaktuar dëme materiale, ndërsa persona të lënduar nuk ka. Rasti është duke u hetuar nga njësitë përkatëse policore për të përcaktuar shkaqet”, ka thënë Bytyqi për portalin rtv21.tv /21Media